A ishte dikush në AAK kundër koalicionit me PSD-në?

Aktuale

A ishte dikush në AAK kundër koalicionit me PSD-në?

Më: 19 gusht 2019 Në ora: 16:26
AAK

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e ka nënshkruar koalicionin parazgjedhor me Partinë Socialdemokrate.

“Ne sot po i bashkojmë forcat – syniminin kryesor e kemi që t’i fitojmë zgjedhjet më një program qeverisës”, ka thënë Shpend Ahmeti për media menjëherë pas firmosjes së marrëveshjes.

“Jemi dakorduar që të garojmë me një listë dhe bartës i saj do të jetë Ramush Haradinaj”.

“Ne me kaq nuk i përfundojmë negociatat – bashkë me AAK-në do t’i vazhdojmë diskutimet me partitët tjera për zgjerimin e koalicionit”.

Për media ka folur edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

“Sot jemi më të përgatitur për t’i marrë përgjegjësit për këto zgjedhje dhe pas tyre”.

“Jemi të hapur për bashkëpunim me NISMA-n dhe AKR-në – nuk synojmë PAN 2 ose 3, nuk jemi pjesë e këtyre skenarëve dhe këtë e themi me përgjegjësi të plotë të dyja partitë”.

“Nuk i kemi mbyll dyertë për t’i dëgjuar mendimet e të tjerëve. Ne nuk po presim prej askujt, po bëjmë boshtin e fitore”.

Pas marrëveshjes, nënkryetari i AAK-së, Muharrem Nitaj ka shkruar në Facebook se për këtë koalicion nuk ishte kundër asnjë anëtar i Alencës për Ardhmërinë e Kosovës.

“Me votim e pa asnjë votë kundër, AAK prej sot bashkë edhe me Partinë Socialdemokrate”, ka shkruar Nitaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat