Milaim Zeka reagon ashpër për koalicionin e formuar: Ia numëron një nga një Ramush Haradinajt

Aktuale

Milaim Zeka reagon ashpër për koalicionin e formuar: Ia numëron një nga një Ramush Haradinajt

Nga: N.H Më: 19 gusht 2019 Në ora: 18:52
Milaim Zeka dhe Ramush Haradinaj

Milaim Zeka është treguar i ashpër për koalicionin që lidhën sot PSD dhe AAK. Ai thotë se ‘Shpend Ahmeti e ka bërë Prishtinën xhungël’.

Por në fund Zeka, thotë se PEK-u i tij, do të ndërtojë burgje të reja për ata që kanë shkatërruar këtë vend.

Ja postimi i plotë:

Paftyresia e partive te kualicionet parazgjedhore

Hajde e biri ne fije pse po behen keto kualicione?! Vetem me mashtru qytetarin e Kosoves. Vetem me mbulu hajnite dhe deshtimet e partive.

Shikojeni se ku e ka degradu Prishtinen Shpend Ahmeti?! Qytet xhungel. Qytet pa gjelbrim, pa kend lojerash per femi, pa trotuare, pa rruge, pa lifta neper ndertesa. Thjeshte asnje ndryshim pozitiv.

Per qeveri nuk kemi se çka me fole. Çdo gja ashte no coment. Tregohum nje sen te hajerit qe e mbani ne mend?! Sinqerisht kisha pas qef me dite. 88 zevendesministra. Miliona te vjedhur. Kjo qeveri na ka folur vetem per Serbine e Vuçiqin. Ka kriju psikozen e luftes. Kjo ka bere qe rinia te ike nga vendi ne numer me te madh se sa ne kohen e Millosheviçit.

Partia Euroatlantike e Kosoves nuk frigohet nese nuk hyne ne Parlament. Ne frigohemi nese e rrejme dhe e vjedhim Kosoven! Ne nuk gatuajme dhe nuk servirim rrena per me ardhe ne pushtet, qe permes pushtetit me vjedhe djersen e popullit. Ne premtojme uje, rryme, spitale, shkolla, çerdhe, heqeje tvsh ne dogana, heqeje te homologimit, zero dogane per makina te importuara, zero tax per investime nga diaspora dhe investitoret e huaje…

Ne pemtojme se me ne nuk ka tabela zyrtare! Me ne nuk do te vidhet paraja publike. Me ne nuk ka zyra punesimi neper parti politike!

Premtojme hapjen e burgjeve te reja per ata qe e kane shkaterru kete vend!!!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat