Këto janë dy rastet kur LDK-ja nuk ia dha kryeministrin PDK-së

Aktuale

Këto janë dy rastet kur LDK-ja nuk ia dha kryeministrin PDK-së

Nga: Hava Orana Xhukolli Më: 19 gusht 2019 Në ora: 19:08
Isa Mustafa

Para qeverisë aktuale, në pushtet ishte një koalicion i përbërë nga PDK-ja dhe LDK-ja, dhe një grup partish më të vogla. Në krye të qeverisë, ishte kryetari i LDK-së, Isa Mustafa. Sipas marrëveshjes që kishin lidhur këto dy parti, ishte vendosur që LDK-së t’i takonte pozita e kryeministrit, duke mos ia dhënë shansën Kadri Veselit të jetë në krye të qeverisë.

Isa Mustafa ishte zgjedhur si kryeministër pas zgjedhjeve të dhjetorit në vitin 2014.

Ndërkaq, vite më parë ishte pikërisht Presidenti historik, Ibrahim Rugova, ai i cili nuk e lejoj Hashim Thaçin të bëhet kryeministër gjatë kohës kur udhëhiqte shtetin e Kosovës.

Këtë e kishte pohur edhe publicisti Idriz Zeqiraj i cili pati thënë për “Bota sot” se Presidenti Rugova, si për shumëçka, edhe për Hashimin, bëri parashikimin e saktë: "Disa njerëz nuk duhet lejuar kurrë të ngritën në pushtet, sepse janë të rrezikshëm për Kosovën".

“Dhe, fjalën e kishte, pikërisht, për Hashimin, të cilin, vëtet, nuk e la të bëhet as kryeministër”, ka thënë Zeqiraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat