Për shkak të grevës sot u vonuan disa fluturime, paralajmërohet ashpërsim i veprimeve - Bota Sot
Për shkak të grevës sot u vonuan disa fluturime, paralajmërohet ashpërsim i veprimeve

Aktuale

Për shkak të grevës sot u vonuan disa fluturime, paralajmërohet ashpërsim i veprimeve

Më: 19 gusht 2019 Në ora: 19:24
Pamje nga vendi i ngjarjes

Për një orë, të hënën në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, janë ndërprerë disa shërbime.

Me kërkesat që t’u sigurohet kompensimi dhe benefite të tjera për rrezikshmërinë, eliminimin e dallimeve në paga, pagesa të përvojës së punës, orët e punës gjatë vikendeve të paguhen sipas ligjit të punës dhe pagesën e shujtës, punëtorët e aeroportit që nga ora 8, deri në orën 9 kanë mbajtur grevë.

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, Bashkim Latifi, ka thënë se nëse menaxhmenti nuk reflekton, greva do të vazhdojë edhe të martën e të mërkurën. Ajo do të zgjerohet tërë ditën.

Por, ata qytetarë të cilët po prisnin që të udhëtonin nga Aeroporti i Prishtinës, kanë thënë se kjo grevë shkaktoi tollovi dhe vonesa në fluturimet e tyre.

Ndërsa, sipas zyrtarëve të aeroportit, tollovitë dhe vonesat e shumta në fluturime kanë ndodhur, pasi njëri nga grevistët ilegalisht, e ka ndërprerë shiritin e valixheve.

Ndërsa, sinidkalistët kanë thënë se menaxherët janë mundur që punonjësit t’i detyrojnë ta vazhdojnë punën, përkundër që kanë qenë në grevë.

Punëtorët e Aeroportit kanë paralajmëruar për ditën e martë zgjatje të grevës në dy orë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...