Janë gjetur shëndosh e mirë dy shtetaset e huaja në Bjeshkët e Nemuna - Bota Sot
Janë gjetur shëndosh e mirë dy shtetaset e huaja në Bjeshkët e Nemuna

Aktuale

Janë gjetur shëndosh e mirë dy shtetaset e huaja në Bjeshkët e Nemuna

Më: 19 gusht 2019 Në ora: 19:34
Dy femrat, njëra polake dhe tjetra gjermane

Dy femra të raportuara të humbura dje në Bjeshkët e Nemuna, janë gjetur sot.

Lajmin e ka bërë të ditur Drejtori i Parkut Nacional, Admir Lalic.

Dy femrat, njëra polake dhe tjetra gjermane ishin shpallur të humbura dje pasi që nuk kishin kontaktuar me familjet e tyre për një kohë. Ato ishin futur në Mal të Zi nga Vermoshi. Makina e tyre ishte gjetur në Plavë.

Autoritetet në Shqipëri, Kosovë dhe Mali të Zi ishin në kërkim të dy femrave në Alpet Shqiptare.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...