Molliqaj: VV-ja po i gjunjëzohet Isa Mustafës për koalicion kryekëput për interesa personale - Bota Sot
Molliqaj: VV-ja po i gjunjëzohet Isa Mustafës për koalicion kryekëput për interesa personale

Aktuale

Molliqaj: VV-ja po i gjunjëzohet Isa Mustafës për koalicion kryekëput për interesa personale

Nga: A.SH Më: 19 gusht 2019 Në ora: 20:30
Dardan Molliqaj

Deputeti i PSD-së, Dardan Molliqaj ka reaguar duke thënë se VV-ja, nga frika ndaj fitores sonë, ka aktivizuar strukturat linquese dhe profilet e rrejshme në Facebook për të na sulmuar.

Ai përmes postimit në Facebook, ka thënë se, dallimi mes nesh është se ata i gjunjëzohen Isa Mustafës për koalicion kryekëput për interesa personale, dhe harruan që ishte pikërisht Isa Mustafa kryeministër në kohën kur vdiq në burg Astrit Dehari e u burgosën aktivistët e tjerë. Ndërsa ne nuk lidhem koalicion me Haradinajn për interesa personale, por për t’i shty përpara politikat tona për shtetndërtimin e Kosovës.

Postimi i plotë pa ndërhyrje:

VV-ja, nga frika ndaj fitores sonë, xhelozia që asnjë parti e madhe nuk i merr në koalicion, dhe urrejta patologjike ndaj PSD-së, i paska aktivizuar strukturat linquese dhe profilet e rrejshme në Facebook për të na sulmuar.

Populistët që sot flasin për ”parime” kundër koalicionit me AAK-në, janë po të njëjtit që në vitin 2015 u futën në koalicionin VLAN dhe e pranuan Haradinajn si kandidat për kryeministër.

Por tash janë kundër Haradinajt. Jo për ndonjë arsye parimore, por për shkak se ne së bashku me Haradinajn, e krijuam Ushtrinë, i ndalëm pazaret e Thaçit me territorin e Kosovës dhe e defaktorizuam Listën Serbe. Derisa ata merreshin vetëm me llafe e shpifje.

E këto veprime, i kanë lënë populistët pa kauzë. Ata nuk e dijnë për cka do të kërkojnë votë, meqenëse kartën nacionaliste nuk ua beson më askush. Qytetarët e kanë kuptuar që ata kanë vetëm fjalë e asgjë tjetër.

Dallimi është se ata i gjunjëzohen Isa Mustafës për koalicion kryekëput për interesa personale, dhe harruan që ishte pikërisht Isa Mustafa kryeministër në kohën kur vdiq në burg Astrit Dehari e u burgosën aktivistët e tjerë. Ndërsa ne nuk lidhem koalicion me Haradinajn për interesa personale, por për t’i shty përpara politikat tona për shtetndërtimin e Kosovës.

Nuk ju kemi faj ne që janë dhe do të mbesin të vetmuar. Nuk kemi faj ne që humbja e tyre është po aq e sigurt sa edhe fitorja jonë. Nuk mund t’i shërojmë nga xhelozia. Veç mund t’ju themi shihemi pas zgjedhjeve, kur ata do të luftojnë për vendin e tretë, ndërsa ne do të jemi forca e parë

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...