Krasniqi: Sekti i Vetëvendosjes e rrezikon edhe vendin e tretë - Bota Sot
Krasniqi: Sekti i Vetëvendosjes e rrezikon edhe vendin e tretë

Aktuale

Krasniqi: Sekti i Vetëvendosjes e rrezikon edhe vendin e tretë

Më: 19 gusht 2019 Në ora: 21:19
Frashër Krasniqi

Deputeti i PSD-së, Frashër Krasniqi, iu është përgjigjur reagimeve të Vetëvendosjes, pas marrëveshjes për koalicion me AAK-në.

Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se Vetëvendosje po i gjunjëzohet Isa Mustafës për koalicion, dhe sipas tij, këtë po e bëjnë për interesa personale.

“T’i gjunjëzohesh Isa Mustafës për koalicion kryekëput për interesa personale, duke ”harruar” që ishte pikërisht Isa Mustafa kryeministër në kohën kur vdiq në burg Astrit Dehari e u burgosën aktivistët e tjerë qenka parimore. Por, të bashkohesh me Ramush Haradinajn, bashkë me të cilin e krijuam Ushtrinë, i ndalëm pazaret e Thaçit me territorin e Kosovës dhe e defaktorizuam Listën Serbe qenka joparimore”, ka shkruar ai.

Krasniqi shkruan se me këtë hipokrizi, sekti VV rrezikon edhe vendin e tretë, ndërsa shton se partia e tij e ka të sigurt fitoren dhe krijimin e qeverisë ardhshme

Kujtojmë se deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas marrëveshjes për koalicion mes AAK-së dhe PSD-së duke thënë se PSD-ja e pranoi publikisht poshtërimin dhe tradhtinë ndaj VV-së.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...