“E thirra Shpendin menjëherë pasi dhashë dorëheqje” – Si u bën bashkë Ahmeti e Haradinaj? - Bota Sot
“E thirra Shpendin menjëherë pasi dhashë dorëheqje” – Si u bën bashkë Ahmeti e Haradinaj?

Aktuale

“E thirra Shpendin menjëherë pasi dhashë dorëheqje” – Si u bën bashkë Ahmeti e Haradinaj?

Më: 19 gusht 2019 Në ora: 21:28
Ramush Haradinaj dhe Shpend Ahmeti

Ramush Haradinaj dhe lideri i Partisë Socialdemokrate, Shpend Ahmeti, po flasin për koalicionin parazgjedhor që e formuan disa orë më parë.

Haradinaj ka treguar se kur filloi bisedimet me partinë e Ahmetit për të bërë koalicion zgjedhor.

“Kur ne dëshirojshim me e votu ushtrinë, LDK e VV mblidhnin nënshkrimet për të ma rrëzuar Qeverinë. Ishte PSD ajo që tha se nuk e rrëzojmë Qeverinë me votat e Listës Srpska”, ka thënë Haradinaj

Kryeministri në detyrë thotë se Shpend Ahmeti ishte ndër të parët që ai e ka njoftuar se ka dhënë dorëheqje dhe ia ka treguar arsyet se cka e shtyu.

“Që atëherë i kam paralajmëruar që të bashkëpunojmë për të mirën e vendit. I kam thënë Shpendit, Fatmirt dhe Behgjetit”, ka shtuar ai.  /Express

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...