Valdete Bajrami: Nisma synon të shkojë e vetme në zgjedhje - Bota Sot
Valdete Bajrami: Nisma synon të shkojë e vetme në zgjedhje

Aktuale

Valdete Bajrami: Nisma synon të shkojë e vetme në zgjedhje

Më: 19 gusht 2019 Në ora: 21:35
Valdete Bajrami

Anëtarja e Kryesisë së Nismës Socialdemokrate, Valdete Bajrami, ka thënë se janë të bindur që si subjekt politik të shkojnë të vetëm në zgjedhje.

“Vazhdimisht jemi në takim me anëtarët dhe kryesitë dhe mendimi i tyre është që të shkojmë vetëm në zgjedhje. Shumë palë zgjedhje kemi kaluar dhe kemi dalë më të fuqishëm çdo herë. Ka pasur periudha që kanë dëshmuar se Nisma është faktor – Nisma është faktor pa të cilën nuk mund të merren vendime të mëdha. Në zgjedhjet e kaluara kemi hyrë të vetëm kështu synojmë prapë”, ka thënë Bajrami.

Të njëjtin qëndrim për të garuar të vetëm e shprehu edhe Endrit Shala, aktualisht ministër në dorëheqje në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë.

“Ne do të marrim plus dhjetë deputet dhe do të jemi faktorë kyç në Qeverinë e re”, është shprehur Shala.

Bajrami ka shtuar se me PSD, kanë pasur një përafrim për një bashkëpunim, duke mos dashur të komentojë marrëveshjen që nënshkruan gjatë së hënës AAK dhe PSD, që të garojnë me një listë në zgjedhjet e parakohshme. /RTV Dukagjini 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...