Flet Isa Mustafa: Zbulon se çka ka biseduar me Fatmir Limajn dhe Shpend Ahmetin - Bota Sot
Flet Isa Mustafa: Zbulon se çka ka biseduar me Fatmir Limajn dhe Shpend Ahmetin

Aktuale

Flet Isa Mustafa: Zbulon se çka ka biseduar me Fatmir Limajn dhe Shpend Ahmetin

Nga: N.H Më: 19 gusht 2019 Në ora: 22:06
Isa Mustafa

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, është deklaruar lidhur me takimet e zhvilluara gjatë ditës së sotme.

Mustafa konsideron se takimet e tilla janë të dobishme për të vlerësuar bashkërisht momentet që po kalon vendi, pa marrë parasysh kalkulimet partiake për zgjedhjet e ardhshme.

Gjithashtu i pari i LDK-së potencon gjithashtu se kanë nevojë të ndërtojnë një kulturë komunikimi si shprehje e kulturës demokratike.

Ja shkrimi i tij:

Miq të nderuar

Sot bisedova, në takime të ndara, me z. Fatmir Limaj, kryetar i Nismës Socialdemokrate dhe me z. Shpend Ahmeti, kryetar i PSD-së.

Takimet e tilla, konsideroj se, janë të dobishme për të vlerësuar bashkërisht momentet që po kalon vendi ynë, pa marrë parasysh kalkulimet partiake për zgjedhjet e ardhshme.

Dua të sqaroj se për ditën e sotme, ftesë për takim iu kam bërë liderëve të kêtyre dy subjekteve, me të cilët edhe jam takuar.

Kemi nevojë të ndërtojmë një kulturë komunikimi si shprehje e kulturës tonë demokratike. IM

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...