Konjufca ia bën llogaritjet PSD-së: Dardani po vlen sa 1 e 4-ta e Shkumbin Demaliajt - Bota Sot
Konjufca ia bën llogaritjet PSD-së: Dardani po vlen sa 1 e 4-ta e Shkumbin Demaliajt

Aktuale

Konjufca ia bën llogaritjet PSD-së: Dardani po vlen sa 1 e 4-ta e Shkumbin Demaliajt

Më: 19 gusht 2019 Në ora: 23:31
Glauk Konjufca

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka thënë se koalicioni i formuar sot mes PSD’së dhe AAK’së është më i pritshmi dhe shton se e ka ditur që partia e Shpend Ahmetit do t’i bashkohet një partie tjetër. 

“Para gjashtë muajsh kam thënë se PSD do të shkojë me një parti tjetër sepse e kam ditur që nuk guxojnë të shkojnë vetë në zgjedhje”

“Të gjitha çfarë bëri PSD’ja për të shpëtuar qeverinë Haradinaj iu shpërblyen me këtë koalicion”, ka thënë Konjufca.

Nënkryetari i VV’së pret që edhe Nisma t’i shtohet koalicionit tashmë të krijuar mes PSD’së dhe AAK’së, e së bashku të bëhen sërish PAN.

“Nuk përjashtohet që të krijohet prapë një PAN. Akronimet t’i ketë prapë PAN”, ka treguar ai.

PSD’ja është marrë vesh me AAK’në që të ketë 25 vende në listën zgjedhore, e Konjufca bën llogaritje se sa do të vlejë partia e ish-kolegëve të tij në raporton me AAK’në.

“Me negociatat që i kanë bërë i bie që Dardani (Molliqaj) për shembull të jetë sa një e katërta e Shkumbin Demaliajt (deputeti i AAK’së)’, është shprehur Konjufca./Express

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...