Konjufca i jep afat LDK-së: Ju presim vetëm deri me këtë datë - Bota Sot
Konjufca i jep afat LDK-së: Ju presim vetëm deri me këtë datë

Aktuale

Konjufca i jep afat LDK-së: Ju presim vetëm deri me këtë datë

Më: 19 gusht 2019 Në ora: 23:49
Glauk Konjufca

Nënkryetari i Vetëvendsojes, Glauk Konjufca, ka thënë se LDK’në e presim vetëm deri me datën 23 gusht, eventualisht 2-3 ditë pas asaj date.

“Pas 23 gushtit ne nuk e presim më shumë LDK’në, ndoshta vetëm edhe nja 2-3 ditë tjera”, ka thënë Konjufca.

Ai ka thënë se nuk kemi kohë me humbë.

“Kush don me u bashku është mirë, kush jo, nuk kemi kohë me humbë”, është shprehur Konjufca.

Megjithatë, edhe nëse bëhet koalicioni, kryeministër duhet të jetë Albin Kurti.

“Kushdo që dëshiron me pa Kosovën mirë, ideja është me kryeministër Albin Kurtin”, ka thënë Konjufca.

“Ne nuk kemi kohë me pritë derisa LDK’ja te tjerrë problemin me kandidatin e tyre për kryeminsitër”, shtoi Konjufca./Express

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...