Kjo është pasuria milionëshe e Teuta Rugovës - Bota Sot
Kjo është pasuria milionëshe e Teuta Rugovës

Aktuale

Kjo është pasuria milionëshe e Teuta Rugovës

Më: 20 gusht 2019 Në ora: 00:16
Teuta Rugova

E bija e ish-presidentit, Ibrahim Rugova ka pasuri milionëshe. Vetëm shtëpia që ajo ka në pronësi të përbashkët vlen 1 milionë e 500 mijë euro. Familja Rugova kanë edhe një banesë në vlerë 68 mijë euro.

Në deklarimin e pasurisë, deputetja Teuta Rugova ka deklaruar së ka në bashkëpronësi shtëpinë që e ka trashëguar nga prindi i saj që thotë se vlen më shumë se 1 milion euro, dhe banesën vlera e së cilët thotë se është 68 mijë euro.

Si pasuri të luajtshme, ajo ka deklaruar një veturë që vlen 20 mijë euro, e që thotë se është blerë me kursime dhe se i takon prindit.

Teuta ka edhe borxhe. Vlera e kredisë që ajo ka marrë për qëllime personale është tetë mijë euro.

Të hyrat vjetorë të saj sillen rreth 19 mijë euro, të cilat i merr si deputete dhe mëditje.

Ajo e ka deklaruar edhe një pension prej 400 euro që Lidhja Demokratike e Kosovës ia jep nënës së saj, Fana Rugovës, dhe 2 mijë e 100 euro të tjera që ajo i merr nga Presidenca.

Image
Image
Image
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...