A do ta marrë AAK’ja edhe Nismën në koalicion? Sot takohen Haradinaj e Limaj - Bota Sot
A do ta marrë AAK’ja edhe Nismën në koalicion? Sot takohen Haradinaj e Limaj

Aktuale

A do ta marrë AAK’ja edhe Nismën në koalicion? Sot takohen Haradinaj e Limaj

Më: 20 gusht 2019 Në ora: 07:33
Fatmir Limaj/ Ramush Haradinaj

Kryetari i AAK-së Ramush Hardinaj në një konferencë për media pas zyrtarizimit të koalicionit me PSD -në gjatës së djeshme ka bërë me dije se sot do të takohet edhe me kryetarin e NISMA Fatmir Limaj.

“Nesër (sot) do të takohemi me kryetarin e Nisma Fatmir Limaj. Ideja është për zgjerimin e koalicionit, ftojmë edhe AKR-në të na bashkëngjitet” ka thënë Haradinaj për mediat por pa treguar orarin .

Ndryshe, dje AAK-ja dhe PSD-ja zyrtarizuan koalicionin parazgjedhor ku prijës i listës do të jetë i pari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Sipas marrëveshjes mes dy partive, Haradinaj do të jetë kandidati për kryeministër ndërsa Shpend Ahmeti do të jetë i dyti në listë zgjedhore.

Në këtë listë zgjedhore, PSD’ja do t’i ketë 25 kandidatë për deputetë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...