Cili është plani i Amerikës, kur Prishtina shqetësohet për takimin e Vuçiq me Pompeo? - Bota Sot
Cili është plani i Amerikës, kur Prishtina shqetësohet për takimin e Vuçiq me Pompeo?

Aktuale

Cili është plani i Amerikës, kur Prishtina shqetësohet për takimin e Vuçiq me Pompeo?

Nga: Fatmir Beka Më: 20 gusht 2019 Në ora: 09:11
Ilustrim

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq do të takohet me sekretarin e shtetit Majk Pompeo në Nju Jork ka njoftuar faqja zyrtare e Departamentit të Shtetit, ndërsa tema kryesore do të jetë Kosova, por është e mundshme edhe prezantimi i planit të tillë Vuçiqit, shkruan “B92” përcjell “Bota Sot”.

Lidhur me takimin e parashikuar si transmeton “Sputnjik” “Prishtina duhet të bëhet gati për kompromis”.

Analisti politik Dragomir Angjelkoviç ka thënë se nëse takimi synon të sjell shqiptarët në tavolinë është lajm shumë i mirë.

"Takimi do të ketë kuptim nëse pala amerikane shpreh gatishmërinë që të bëjë presion te shqiptarët. Nuk ka dyshim se Amerika është faktor dominues në Kosovë  kur bëhet fjalë për ndikimin në Prishtinë, ndërsa ftesa për takim me Vuçiq dëshmon kyçjen serioze në dialog dhe kthimi në normalitet i shqiptarëve që do jep rezultate” ka thënë ai për Sputnjik.

"Nëse Amerika ka dëshmuar gatishmëri për angazhim, kuptohet mund të ketë rezultate pozitive vetëm pas presionit serioz ndaj Prishtinës” përfundoi Angjelkoviç.

Sipas Departamentit të Shtetit, Pompeo do qëndroj në Nju Jork në debatin e OKB-së ç[r sfidat e paqes dhe sigurisë në Lindjen e Afërme dhe mbështetjen amerikane në zgjidhjet atje.

Takimi mes Pompeo dhe Vuçiq po ndodhë pas kumtesës dhe kërkesës së vendeve të Kuintit drejtuar Prishtinës dhe Beogradit ku kërkohet ndalimi i fushatës së tërheqjeve të njohjes dhe heqjes së taksave dhe kthimi I palëve në dialog, shkruan Sputnjik.

Përveç Gjermanisë, Francës, Britanisë së Madhe dhe Italisë nënshkruese e kumtesës është e ShBA. Në anën tjetër ndonëse ambasada amerikane ka demantuar se ka plan nga presidenti Tramp për zgjidhjen e situatës së Kosovës, sikurse as idenë se Tramo mbështet ndarjen e Kosovës gjë që është demantuar nga kabineti i tij.

Ditë më parë ministri serb i punëve të jashtme Ivica Daçiq ka thënë se ShBA nuk do marrin udhëheqjen e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit, por po angazhohen të gjejnë kombinimin për kompromis.

Ai nuk ka dhënë përgjigje nëse ShBA mbështet ndarjen e Kosovës duke tërhequr vërejtjen  se në dy takime me Bolton asnjëherë nuk është deklaruar se mbështet ndarjen apo se kanë ndonjë koncept tjetër.

Nuk është sekret se njerëz nga administrate e Tramp po përpiqen të kthejnë në lojë përcaktimin e kufirit dhe ndarjen e territorit në zgjidhjen e çështjes së Kosovës, ka thënë ai.

Për këtë mundësi dhe vënien  e pikës problemit shumëvjeçar po angazhohet edhe këshilltari i Tramp për siguri kombëtare Xhon Bolton.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...