Vetëvendosje: Pushteti nuk është synim, por mjet për zhvillim shoqëror e kombëtar

Aktuale

Vetëvendosje: Pushteti nuk është synim, por mjet për zhvillim shoqëror e kombëtar

Më: 20 gusht 2019 Në ora: 10:18
Lëvizja Vetëvendosje

Valdrin Ahmeti nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë sot se pushteti nuk ka qenë asnjëherë synim por mjet për zhvillim shoqëror kombëtar.

Sipas Ahmetit, kjo është e vetmja arsye pse populli e do Vetëvendosjen dhe e vlerëson aq shumë.

“Qytetarët në qeverisjen e Lëvizjes do të kenë me mirëqenie e barazi, do të kemi arsim cilësor e shëndetësi modern, zhvillim të qëndrueshëm ekonomik me punësim e prodhim vendor”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

Postimi i plotë:

Pas negociatave e pazareve të ditës së djeshme lexova disa analiza të cilat thonë që Lëvizja nuk e përballon dot edhe një mandat në opozitë, andaj duhet të bëjë çmos që të fitojë kësaj here.

Pajtohem që nuk duhet të lëmë guri pa lëvizur që të sigurojmë fitoren e Lëvizjes, por jo se rrezikohet Lëvizja nëse nuk vie në pushtet. Nëse është diçka që Lëvizja di symbyllur është opozitarizmi.

Për subjektet që rrijnë gjatë në opozitë thuhet se iu lodhen strukturat pa pushtet, por kjo nuk mund të thuhet për Lëvizjen.

Lëvizja duke e u rrit vetë, ka rritur e formësuar aktivistë që angazhimin politik e kanë për parimet që i besojnë e për konceptet që i ndjekin, e jo për pushtetin pas zgjedhjeve të ardhshme.

Aktivistë e Lëvizjes, asnjëherë nuk bëjnë kompromis me parimet, dhe pushtetin e fituar si mjet për ndryshimet që na duhen.

Asnjëherë pushteti nuk ka qenë, nuk është e nuk do të jetë synim në vete për aktivistin e Lëvizjes. Por mjet për zhvillim shoqëror e kombëtar. Zatën kjo është e vetmja arsye pse na don e na vlerëson kaq shumë populli.

Ne po fitojmë pikërisht se po qëndrojmë, e të tjerët po manovrojnë në kurriz të parimeve. Kur ne fitojmë fiton parimi e ideali, të tjerët kanë fituar pasi e kanë shitur veten.

Por, aktivisti e Lëvizjes, e di që përgjegjësia jonë është më e madhe sesa të mendojmë veç për vete. Ne kemi obligim të punojmë që ta ndryshojmë qeverisjen.

Qytetarët në qeverisjen e Lëvizjes do të kenë me mirëqenie e barazi, do të kemi arsim cilësor e shëndetësi modern, zhvillim të qëndrueshëm ekonomik me punësim e prodhim vendor.

Për këtë arsye, ne duhet të fitojmë. Dhe do të fitojmë!

Jo për vete. Për shoqërinë. Për shtetin. Për kombin shqiptar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat