Shala tregon se kur do ta heqë masën e reciprocitetit ndaj Maqedonisë së Veriut

Aktuale

Shala tregon se kur do ta heqë masën e reciprocitetit ndaj Maqedonisë së Veriut

Më: 20 gusht 2019 Në ora: 11:46
Endrit Shala

Ministri në detyrë i Ministrisë së Tregtisë, Endrit Shala pas një takimi që ka pasur me ministrin e Ekonomisë së Maqedonisë së Veriut, Kreshnik Bekteshi ka thënë se Republika e Kosovës deri në fund të kësaj jave mund të heqë barrierat e vendosura ndaj Maqedonisë së Veriut.

Shala tha se sot së bashku me Bekteshin kanë diskutuar lidhur me disa probleme që kohët e fundit disa biznese nga Kosova i kanë raportuar më Ministrinë e Tregtisë gjatë të bërit tregti me Maqedoninë e Veriut dhe vendimit që e kemi marrë si masë reciproke ndaj Maqedonisë së Veriut.

“Ne si MTI jemi dakoruar që Agjencioni jonë ti dërgojë garancione shtesë, garancione të cilat Republika e Kosovës nuk i ka obligim me vendet e tjera të CEFTA-së. Agjencioni i Veterinës deri të premten do të sigurojë Agjencionin e Veterinarisë së Maqedonisë të sigurojë programin aktiv të produkteve në këtë rast vezëve të peshkut Kosova i eksporton në Maqedoni. E kemi qëllimin që Maqedonia të ketë më të lehtë që pastaj atë produkt ta tregojë në vendet ku Maqedonia përpiqet ta tregtojë”, tha Shala.

Ai shtoi se “jemi dakorduar që deri në fund të kësaj jave ti përfundojmë detyrat tonë dhe pastaj Agjencioni i Veterinës së Maqedonisë ta heq atë barrierë që e ka në Republikën e Kosovës”

“Posa ti përfundojmë këto edhe ne do ti eliminojmë, në këtë rast masën e vendosur nga ne ndaj Maqedonisë dhe atë barrierë e cila u shfaqet bizneseve tona gjatë transportit në Maqedoni”, tha ndër të tjera Shala.

Kurse ministri i Ekonomisë së Maqedonisë së Veriut, Kreshnik Bekteshi tha se Maqedonia e Veriut nuk e ka vendosur këtë masë vetëm ndaj Kosovës por edhe ndaj vendeve tjera fqinje.

“Maqedonia e ka vendosur këtë mas ndaj të gjithë shteteve që nuk e implementojnë monitorimin aktiv sa i përket produkteve të peshkut. Që nga viti i kaluar ne si qeveri i kemi njoftuar institucionet përkatëse si Kosovën, Shqipërinë, Serbinë dhe Bosnjën për këtë program me të vetmin qëllim që ti eksportojmë produktet tona në BE”, tha ndër të tjera Bekteshi.

Ndryshe, para disa ditësh Kosova vendosi masë reciprociteti Maqedonisë së Veriut, për disa produkte, pasi ky vend ndali importin e disa produkteve nga Kosova.
Autoritetet në Kosovë vendosën një masë për dy produkte ushqimore. Ndaluan importimin e mjaltit natyral dhe patateve për të mbrojtur interesin e bizneseve dhe prodhimeve vendore.

Kjo masë kishte ardhur si masë reciprociteti e Kosovës, pasoi pengesat tarifore të vendosura nga Maqedonia e Veriut ndaj rasadit të peshkut që eksportohet nga Kosova në shtetin fqinjë. Kosova për këtë ka bërë ankesë edhe në organizatën e tregtisë së lirë CEFTA.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat