Ja çka do t’iu bën Ramush Haradinaj, Shpend Ahmetit e Dardan Molliqajt

Aktuale

Ja çka do t’iu bën Ramush Haradinaj, Shpend Ahmetit e Dardan Molliqajt

Nga: N.Sh Më: 20 gusht 2019 Në ora: 11:56
Haradinaj, Ahmeti, Molliqaj

Ish-deputeti i Kosovës, Driton Tali, përmes një postimi në Facebook, tregon se çfarë do të iu bën Ramush Haradinaj pas koalicionit me PSD-në, Shpend Ahmetit e Dardan Molliqajt.

Tali, në shkrimin e tij, ka përmendur edhe koalicionin e AAK-së me Nismën dhe si i dërgoi të Kadria 5 minuta para orës 24:00.

“I ka çue këta "tereqtë" që e kanë pas shumë personalisht me Hashim Kadrinë, e s'po ta çon Shpendin, i cili merrke shenime prej Hashës si do nxansa pa kurrizor që ju lariten mësusave?!”, shkruan Tali.

Ja postimi i plotë:

Ramushi e çoi Fatmirin, Zafirin, Jakupin, Bilallin ..., te Hashim Kadria, 5 min para 24:00h.

Kurrë nuk më hjeket prej mendjes kur doli Fatmiri në TV. Që thonë "n'qafë me pas pre pikë t'gjakut s'kish qit".

Tanaj, gjatë fushatës kur me zor e ngrehke Fatmirin për me dal në binë me ja dhonë dorën Kadrisë.

Këto e pati bo Ramushi mas dy jave që publikisht në TV pati deklaru se "AAK-Nisma nuk bojnë kurrë koalicion as me PDK'ën e as me LDK'ën!".

E s'po ta çonë Shpendin me dy Dardanat te Hashim Kadria?!

I ka çue këta "tereqtë" që e kanë pas shumë personalisht me Hashim Kadrinë, e s'po ta çon Shpendin, i cili merrke shenime prej Hashës si do nxansa pa kurrizor që ju lariten mësusave?!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat