Veseli: Pacientët dëshmojnë vet për ndryshimet në shëndetësi

Aktuale

Veseli: Pacientët dëshmojnë vet për ndryshimet në shëndetësi

Më: 20 gusht 2019 Në ora: 14:02
Kadri Veseli

Lideri i PDK-së, Kadri Veseli, sot ka takuar pacientë të shtruar në Klinikën e Kardiologjisë, që po marrin shërbime mjekësore, por edhe pacientë që kanë marrë më herët.

Ai ka thënë se askush më mirë se pacientët nuk i vërejnë ndryshimet në shëndetësi, pas reformës radikale të bërë aty.

Veseli po ashtu ka thënë se lufta kundër korrupsioni është e vështirë, mirëpo se me vendosmërinë e duhur, partia e tij do ia dalë.

“Askush më mirë se pacientët nuk i vërejnë ndryshimet në shëndetësi. Sot takova disa prej pacientëve që kanë marrë shërbime mjekësore në Klinikën e Kardiologjisë, pas reformës radikale të bërë aty. Ata më treguan që kanë marrë shërbime publike cilësore dhe të shpejta, pa pasur nevojë që të shpenzojnë para në sektorin privat. Edhe pacientët e shtruar më treguan se janë të kënaqur me kujdesin që po marrin nga personeli mjekësor. Ne e bëmë betejën që askush nuk kishte guxim ta bënte. Lufta kundër korrupsionit është e vështirë, por me vendosmërinë dhe vullnetin e duhur, ne do t’ia dalim”, ka shkruar Veseli. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat