Përfundon takimi Haradinaj-Limaj, ja për çka u morën vesh

Aktuale

Përfundon takimi Haradinaj-Limaj, ja për çka u morën vesh

Më: 20 gusht 2019 Në ora: 14:06
Ramush Haradinaj

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj dhe Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj sot janë takuar në ndërtesën e Qeverisë

Menjëherë pas këtij takimi, Haradinaj tha se ka disponim për koalicion, por që nuk kanë arritur dhe nuk janë dakorduar ende për një marrëveshje të tillë.

“Ende nuk ka diçka zyrtare që mund të çojë në ndonjë bashkëpunim parazgjedhor”, ka thënë Haradinaj.

Por sipas tij nuk janë shterur ende mundësitë për vazhdimin e bashkëpunimit me Nisman.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat