Haradinaj: Ndryshimi i kufijve skenar monstruoz që i shërben agjendës ruse

Aktuale

Haradinaj: Ndryshimi i kufijve skenar monstruoz që i shërben agjendës ruse

Më: 20 gusht 2019 Në ora: 14:32
Haradinaj: Ndryshimi i kufijve skenar monstruoz që i shërben agjendës ruse

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ruairi O’Connell.

Me këtë rast, Haradinaj shprehu besimin se Britania do të jetë kundër ndryshimit të kufijve që sipas tij është skenar monstruoz që i shërben agjendës ruse.

“Unë besoj që Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të jetë kundër çfarëdo ndryshimi territorial apo të kufijve në Ballkan, dhe do të mbetet përherë adresë e sigurtë për popullin e Kosovës, se një skenar i tillë monstruoz që i shërben agjendës së Rusisë në Kosovë, nuk do të realizohet asnjëherë”, shkroi Haradinaj.

Haradinaj e falënderoi ambasadorin për bashkëpunimin e shkëlqyer dhe të hapur për këto vite shërbimi në Kosovë, duke ndihmuar dhe ballafaquar Kosovën me të gjitha temat që rëndojnë rrugën tonë përpara synimit euro-atlantik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat