Këto janë fjalët e Albin Kurtit për Haki Abazin, pas aderimit të tij në Vetëvendosje - Bota Sot
Këto janë fjalët e Albin Kurtit për Haki Abazin, pas aderimit të tij në Vetëvendosje

Aktuale

Këto janë fjalët e Albin Kurtit për Haki Abazin, pas aderimit të tij në Vetëvendosje

Më: 20 gusht 2019 Në ora: 14:53
Albin Kurti dhe Haki Abazi

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka mirëpritur Haki Abazin në partinë e tij, duke thurur lavde për të.

Kurti thotë se Abazi do t’i ndihmojë Vetëvendosjes me eksperiencën e tij në Kosovë dhe vende të ndryshme të botës.

“Do të ecim bashkë drejt zgjerimit të mëtutjeshëm dhe fitores së pashmangshme”, ka shkruar ndër tjera Kurti.

Postimi i plotë:

Haki Abazi na u bashkua në VETËVENDOSJE!. Njohuritë e gjera dhe eksperienca zhvillimore e Hakiut në Kosovë dhe vende të ndryshme nëpër botë, e bëjnë atë një vlerë të shtuar në Lëvizjen tonë.

Hakiu njihet, në mes tjerash, për përkrahjen e tij të vazhdueshme në themelimin e dhjetra organizatave në Kosovë që promovojnë filantropinë, zhvillimin e qëndrueshëm, ide ndërmarrëse inovative, lirinë e mediave, luftën kundër korrupsionit, dhe qeverisjen e përgjegjshme. Ai ka jetuar e punuar në 120 shtete të botës në këto 20 vitet e fundit. Me Hakiun në Lëvizje, ndryshimet e domosdoshme në shtetin tonë po bëhen edhe më të afërta edhe më të lehta. Do të ecim bashkë drejt zgjerimit të mëtutjeshëm dhe fitores së pashmangshme.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...