ASK: Mbi 38 mijë persona përfituan nga skema për Veteranët e Luftës - Bota Sot
ASK: Mbi 38 mijë persona përfituan nga skema për Veteranët e Luftës

Aktuale

ASK: Mbi 38 mijë persona përfituan nga skema për Veteranët e Luftës

Më: 20 gusht 2019 Në ora: 15:35
Foto ilustrim

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat e Mirëqenies Sociale” për TM2 2019.

Sipas ASK-së, nga skema për familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës janë 13 150 përfitues dhe nga skema për veteranët e luftës janë 38 052 përfitues.

Ky publikim ofron të dhëna për numrin e përfituesve nga skema e ndihmës sociale, skema e pensioneve bazë të moshës, të pensioneve kontributpaguese të moshës, skemën e pensioneve për personat me aftësi të kufizuara, skemën e pensioneve për personat paraplegjik dhe tetraplegjik, skemën për mbështetje materiale për familjet me fëmijë me aftësi të kufizuara të përhershme, skemën për pensionet familjare, skemën për pensionet invalidore, skemën e pensioneve për familjet e dëshmorëve, invalidëve të luftës dhe veteranëve të luftës, skemën e pensioneve të Trepçës, skemën e pensioneve për Trupat Mbrojtëse të Kosovës, të Forcës së Sigurisë së Kosovës, skemën e kompensimeve për personat e verbër, të dhëna për numrin e fëmijëve të braktisur etj.

Sipas rezultateve të dala nga ky publikim rezulton se: nga skema e ndihmës sociale kanë përfituar 24 767 familje me gjithsej 100 995 anëtarë; dhe nga skema për mbështetje materiale familjeve që kanë fëmijë me aftësi të kufizuara kanë përfituar 2 124 familje.

Ndërkaq nga skema e pensioneve bazë të moshës janë 129 267 përfitues; nga skema e pensioneve kontributpaguese të moshës janë 46 513 përfitues; nga skema për pensionet familjare janë 3 932 përfitues; nga skema për pensionet invalidore janë 105 përfitues; nga skema për pensionet e Trepçës janë 2 752 përfitues; nga skema e pensioneve të Trupave Mbrojtëse të Kosovës janë 1,071 përfitues;  nga skema e pensioneve për Forcën e Sigurisë së Kosovës janë 541 përfitues; nga skema e kompensimeve për personat e verbër janë 1 924 përfitues; nga skema e pensioneve për personat me aftësi të kufizuara janë 17 323 përfitues; nga skema për pensionet e personave paraplegjik dhe tetraplegjik janë 3 105 përfitues.

Në  TM2  2019 janë braktisur 12  fëmijë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...