Reçica priti në takim lamtumirës Ambasadorin Ruairí O’Connell - Bota Sot
Reçica priti në takim lamtumirës Ambasadorin Ruairí O’Connell

Aktuale

Reçica priti në takim lamtumirës Ambasadorin Ruairí O’Connell

Më: 20 gusht 2019 Në ora: 16:39
Pamje nga takimi

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica priti sot në takim lamtumirës ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ruairí O’Connell.

Ministri Reçica falënderoi ambasadorin O’Connell për ndihmën dhe mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar dhënë Kosovës dhe institucioneve të saj, në të gjitha fazat e shtetndërtimit.

Ndërkaq, ambasadori O’Connell foli për punën që është bërë viteve të fundit, duke veçuar përpjekjet sa i përket nisjes së procesit të njohjes dhe verifikimit të statusit të viktimave të dhunës seksuale të luftës së fundit në Kosovë.

Reçica tha se Kosova i është mirënjohëse ambasadorit O’Connell për gjithë kontributin e dhënë dhe se ky kontribut do ti mungojë Kosovës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...