Tomë Gashi: Me mendje dhe zemër jam në Vetëvendosje - Bota Sot
Tomë Gashi: Me mendje dhe zemër jam në Vetëvendosje

Aktuale

Tomë Gashi: Me mendje dhe zemër jam në Vetëvendosje

Më: 20 gusht 2019 Në ora: 18:39
Tomë Gashi

Avokati Tomë Gashi ka shprehur pëlqimin e tij për Lëvizjen Vetëvendosje.

Në një intervistë, Gashi madje ka thënë se së shpejti mund ta shohim si pjesë të kësaj partie.

“Me Vetëvendosjen pajtohem me të gjitha, me programin me idetë…. Për mua VV-ja paraqitet përmes kryetarit Albin Kurti. Deri më tani nuk kam pasur asnjëherë asnjë dilemë lidhur me mendimet e tij dhe me kauzat e tij”.

“Unë këtë e kam deklaruar edhe me herët. Me mendje dhe zemër jam aty”.

Gashi njëherit u shpreh i gëzuar me aderimin e Haki Abazit në Vetëvendosje, qe sipas tij përbën një hap të madh drejt fitores së Vetëvendosjes në zgjedhjet e parakohshme.

Ai gjithashtu foli edhe për mundësitë e bashkëpunimit në mes të Vetëvendosjes dhe LDK-së.

“Mendoj që shumica e dinë dhe e thonë që janë çështje të kalkulimeve se a do të bëjnë koalicione para apo pas zgjedhore. Janë matematika të veçanta, por besoj se LDK-ja dhe VV-ja nuk do të kenë konkurrencë fare dhe do të fitojnë lehtësisht”.

“Partitë tjera duket se i ka kapur panik e vogël prandaj edhe bënë koalicione ende pa e ditur datën e zgjedhjeve. Nëse merren vesh anëtarësia e Vetëvendosjes dhe e LDK-së atëherë ai koalicion do të bëhet, por nuk besoj se këto dy parti po kërkojnë fole sa për t’u strukur dhe për t’u dukur më të mëdhenj”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat