I jepet lamtumira e fundit ish-ushtarit të UÇK’së që vdiq nga leukemia

Aktuale

I jepet lamtumira e fundit ish-ushtarit të UÇK’së që vdiq nga leukemia

Më: 20 gusht 2019 Në ora: 18:42
foto

Sot i është dhënë lamtumira e fundit ish-ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nasuf Mjekiqit.

Veterani i UÇK’së Nasuf Mjekiqi ka ndërruar jetë si pasojë e sëmundjes së leukemisë akute.

Lajmin për vdekjen e tij e kishin konfirmuar familjarët e të ndjerit, duke shtuar se 42-vjeçari ka ndërruar jetë në një spital të Turqisë.

Kujtojmë se Mjekqit i nevojiteshin 150 mijë euro për ta trajtuar sëmundjen e tij në Turqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat