Haliti: PDK-ja do mbështesë qeverinë e ardhshme edhe nëse është në opozitë

Aktuale

Haliti: PDK-ja do mbështesë qeverinë e ardhshme edhe nëse është në opozitë

Më: 20 gusht 2019 Në ora: 19:16
Xhavit Haliti

Xhavit Haliti nga Partia Demokratike e Kosovës ka thënë se është i sigurt që kjo parti do të fitojë zgjedhjet e ardhshme të parakohshme.

Ai në televizionit publik tha se nëse PDK del në opozitë, atëherë opozitarizimin do ta bëjë në institucione dhe jo në rrugë.“Le t’i mbajnë ata vijat e kuqe. Unë mendoj që ne do të fitojmë, por edhe nëse mbesim në opozitë do ta mbështesim qeverinë e ardhshme për interesin e shtetit. Opozitën do ta bëjmë në institucione dhe jo në rrugë”, ka thënë Haliti.

Ai ka thënë se përveç Veselit që thotë se do ta luftojë korrupsionin, të gjithë kandidatët e tjerë për kryeministër thonë se do ta qesin PDK-në në opozitë, çka sipas tij, një gjë e tillë nuk është e kuptueshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat