Si të bëhesh milioner në Kosovë         

Aktuale

Si të bëhesh milioner në Kosovë         

Nga: A.M. Më: 20 gusht 2019 Në ora: 19:57
Agron Demi

Analisti politik nga Instituti GAP, Agron Demi, ka thënë se kur më 2008 Fatmir Limaj e ka nënshkruar marrëveshjen e homologimit, kompania "Eurolabi" nuk ka pas as pajisje, as hapësirë pune e as punëtorë.

Në një postimi në Facebook, ai është shprehur se “Për këto 10 vite, shteti i ka dhanë punë shtesë kompanisë, duke i siguru miliona euro të hyra. PDK dhe Fatmir Limaj e kanë fut në treg, LDK nuk ka pas guxim me ndalu, e AAK ja ka mundësu me vazhdu monopolin edhe pas përfundimit të kontratës”.

Këtë Demi e ka quajtur haraç i institucionalizuar.

Postimi i plotë:

Kur më 2008 Fatmir Limaj e ka nënshkru marrëveshjen e homologimit, kompania "Eurolabi" nuk ka pas as paisje, as hapësirë pune e as punëtorë. Kësaj kompanie, shteti i ka dhanë kohë një vit që ti siguroj paisjet, kurse menjëherë i ka garantu monopol 10 vite.

Çdo individ do të mund të bëhej milioner nëse hyn në marrëveshje të tilla me shtetin.

Për këto 10 vite, shteti i ka dhanë punë shtesë kompanisë, duke i siguru miliona euro të hyra. PDK dhe Fatmir Limaj e kanë fut në treg, LDK nuk ka pas guxim me ndalu, e AAK ja ka mundësu me vazhdu monopolin edhe pas përfundimit të kontratës.

Kësaj i thonë HARAÇ i institucionalizuar. Po tash jemi pjek politikish dhe haraçi nuk është problem ma. Se në këtë vend pjekuria politike funksionon me logjikën e 'Benjamin Button': sa ma gjatë në politikë, aq ma pak parime.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat