Rexhep Selimi: UÇK u krijua në nëntor të vitit 1994

Aktuale

Rexhep Selimi: UÇK u krijua në nëntor të vitit 1994

Më: 20 gusht 2019 Në ora: 21:10
Rexhep Selimi

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, është i ftuar sonte në emisionin “Pressing” në T7. Ai ka folur për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, pjesë e së cilës ishte edhe vetë. Selimi tha se UÇK’ja është themeluar që nga viti 1994

“Themeli i UÇK’së, është aktiviteti i Adem Jasharit dhe shokëve të tij, mbi këtë u themelua UÇK’ja. Kur bëhet fjalë për UÇK‘në, brezat janë lidhur me njëri-tjetrin. Në nëntoin e vitit 1994 janë bërë këto shkronja bashkë, UÇK, me rastin e nxjerrjes së komunikatës së parë të UÇK’së”, ka thënë Selimi.

Selimi tutje ka thënë se personi i autorizuar për ta përcjellë zërin e UÇK’së ka qenë deputeti i PDK’së, Nait Hasani.

“Në atë komunikatë, personi i autorizuar për të çuar zërin e UÇK’së ka qenë Nait Hasani, i cili ka pasur përgjegjësi të madhe për kohën kur po flasim. Ai ka qenë rruga prej kur është nisur komunikata për të shkuar në zyrat tjera”, ka thënë Selimi në Pressing.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat