Daut Haradinaj i bën pyetje live Rexhep Selimit për Ramushin

Aktuale

Daut Haradinaj i bën pyetje live Rexhep Selimit për Ramushin

Më: 20 gusht 2019 Në ora: 21:51
Rexhep Selimi dhe Daut Haradinaj

Sonte në emisionin “Pressing” në T7 është i ftuar deputeti i VV’së, Rexhep Selimi, ndërkaq Daut Haradinaj ka shkruar në Pressing duke i bërë pyetje Selimit se çfarë krimi mendon se ka fshehur Ramush Haradinaj kur ka zgjedhur të mbrohet në heshtje në Gjykatën Speciale. Selimi është shprehur se kurrë nuk e ka thënë se Ramush Haradinaj ka bërë krime

“Kapja e fjalës për bishti nuk e nderon as atë që e thotë as atë që e dëgjon. Kurrë nuk mendoj se Haradinaj ka bërë krime, e as që nesër mund të ketë fakte kundër tij. Nëse është në dorën tuaj të kapeni për fjalën kapuni atëherë, kurrë s’kam menduar se ai ka pasur të fsheh diçka, kurrë nuk kam menduar se ai duhet të fshehë diçka”, ka thënë Selimi.

Po ashtu Daut Haradinaj e ka pyetur Selimin se a i ka sugjeruar ai Sylejman Selimit që të mbrohet në heshtje në Hagë.

“Sylejman Selimi e ka dëgjuar fjalën e avokatit të tij. E kam vëlla, kërkush nuk mundet me hy në mes meje dhe Sylejman Selimit, e kam dëgjuar fjalën e avokatit të tij dhe e kam respektuar”, është shprehur Selimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat