Pacolli: AKR në zgjedhje më e mobilizuar se kurrë

Aktuale

Pacolli: AKR në zgjedhje më e mobilizuar se kurrë

Më: 20 gusht 2019 Në ora: 21:55
Pamje nga takimi

Kryetari i AKR-së Behgjet Pacolli është takuar sot në Vushtrri me Kryesinë dhe strukturat e Degës së AKR-së me ç’rast diskutuan gatishmërinë politike dhe ndërmarrjen e hapave konkretë të nevojshëm në përgatitjet për zgjedhjet eventuale.

“Vushtrria si një nga degët më aktive që ka AKR-ja, shprehën unanimisht mobilizimin dhe mbështetjen e tyre të plotë për zgjedhjet e reja. AKR do të futet në këto zgjedhje më e mobilizuar se kurrë për të marrë përgjegjësitë e reja për vendin. Faleminderit Vushtrria!”, shkruan Pacolli në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat