Flet Rexhep Selimi: Kjo është e vërteta e shkarkimit të Tahir Zemajt

Aktuale

Flet Rexhep Selimi: Kjo është e vërteta e shkarkimit të Tahir Zemajt

Më: 20 gusht 2019 Në ora: 21:59
Tahir Zemaj dhe Rexhep Selimi

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, është i ftuar sonte në emisionin Pressing në T7.

Selimi ndër të tjera në këtë emision foli edhe për deklaratën e Armend zemaj para disa kohe në Pressing.

Zemaj kishte thënë se axha i tijë, Tahir Zemaj, ishte bërë komandant i shtabit të Dukagjinit. Selimi e konfirmon se Zemaj kishte amrrë komandën dhe se Ramush Haradinaj kishte kërkuar që të delegohej komanda nga ai tek Zemaj.

“”Në verën e vitit 1998 pasi është emëru Haradinaj komandant i Zonës së Dukagjinit morrëm lajm se ai i kishte dorzuar detyrën dikujt tjetër”, shpjegon Haradinaj.

“Atëherë kemi shku në Propaqan për takim. Për herë të parë aty e kam për Tahir Zemajn”

Selimi konfirmon se ishte edhe fotoja e Ibrahim Rugovës në atë takim, për këtë foto thuhet se Hashim Thaçi kishte kërkuar të largohej, por Selimi nuk e konfirmon këtë por vetëm se pranon që fotoja e Rugovës ishte aty.

“E kam nuhatur se diçka nuk është në rregull. Zemaj filloi prezantimin e vet dhe pastaj të stafit të tij. Haradinajn e prezantoi si zëvendëskomandant”, shpjegon Selimi.

“Unë ndoshta kam gabuar pasi që i jam drejtuar Ramushit si komandant. Por i kemi thënë se në atë pozitë ishte caktuar dhe nuk mund të ia delegonte askujt”

Rexhep Selimi rrëfen si kishin shkuar në Dukagjin me Thaçin, Krasniqin e Zyrapin për ta shkarkuar Tahir Zemën.

“Pas dy ditësh ishim takuar përsëri. Bashkë me Zyrapin dhe Thaçin i kishim komunikuar Zemajt se ishte i shkarkuar”, ka thënë Selimi.

“Zemaj kishte reaguar. Dhe unë e kuptoj atë por nuk është e drejtë që një person, sado i aftë që të jetë, të caktoj vetën komandant pa pëlqim të Shtabit.”

“Për mua atëherë ishte herëa e aprë që e takoja Zemajn. Isha ai që e nënshkrova shkarkimin e tij”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat