Selimi ia bën profilin Thaçit: Për vete nuk është budallë, por nuk u tregua burrë i mirë

Aktuale

Selimi ia bën profilin Thaçit: Për vete nuk është budallë, por nuk u tregua burrë i mirë

Më: 20 gusht 2019 Në ora: 22:27
Rexhep Selimi

Sonte në emisionin Pressing në T7 është i ftuar Rexhep Selimi, i cili ka folur për tema të shumta. Ai ka thënë gjëra të padëgjuara deri më tani, e ndër të tjera ka folur edhe për profilin e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, për të cilin ka thënë se nuk është treguar burrë i mirë për vendin

Selimi tha Thaçi e ka pasur mundësinë të jetë i mirë, por zgjodhi të kundërtën dhe nuk u tregua burrë i mirë për vendin.

“M’keni vu në pozitë të vështirë për ti dhënë një profil një dimensioni kaq mistik, që për mua akoma nuk është e qartë se për çfarë bëhet fjalë, por ky njeri ka pasur rastin të jetë i mirë, ka pasur rastin të jetë i mirë për vendin e vet, e ka ende rastin, por për fat të keq e ka bërë të kundërtën. S’po them se kur ka mundur të bëhet i mençur është treguar budalllë se nuk është fort budallë, me këqyrë holl e holl për vete nuk është fort budallë, pra shkurt e trup ky s’është tregu burrë”, u shpreh Selimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat