Mediat serbe: Departamenti i Stetit ka plan të qartë, Pompeo ia tha atë Vuçiqit

Aktuale

Mediat serbe: Departamenti i Stetit ka plan të qartë, Pompeo ia tha atë Vuçiqit

Nga: F.B Më: 21 gusht 2019 Në ora: 08:42
Aleksander Vuçiq dhe Mike Pompeo

Burime të gazetës "Blic" kanë thënë se Amerika ka plan të qartë rreth dinamikës së zgjidhjes së çështjes së Kosovës. Departamenti i Shtetit ka plan që Prishtina të heq taksën, bisedimet mes Beogradit e Prishtinës të vazhdojnë në mes shtatori dhe deri qershor marrëveshja të shkoj në ratifikim në Kuvendin e Serbisë dhe që edhe opozita të votoj në mënyrë që të ketë legjitimitet të plotë, shkruan “Blic” përcjell “Bota Sot”.

Vuçiq në takim me Pompeo ka kërkuar heqjen e taksës dhe marrjen nga ShBA të qasjes së balancuar në zgjidhjen e çështjes së krizës në Kosovë dhe mbrojtjen e popullit dhe manastireve.

Burimi diplomatik i “Blic” ka thënë se Amerika nuk ka asnjë lidhje me taksën dhe nuk e mbështet, ai premtoi se ShBA do të angazhohet që taksa të hiqet sepse ajo dëmton serbët në Kosovë por edhe ekonominë e Serbisë.

Plani i administratës amerikane është që të dy palët të ulen në dialog në gjysmën e shtatorit, ndërsa Vuçiq ka shprehur gatishmërinë por ka përsëritur se kjo mund ndodhë vetëm pas heqjes së taksës, ndërkohë q ëka kërkuar mbrojtje për serbët dhe objektet e shenjta serbe.

Ai po ashtu ka kërkuar një qasje më të balancuar në zgjidhjen e kësaj çështje. Mediat thonë se hapat e parë të takimit Vuçiq-Pompoe dhe qëndrimit të administratës së Tramp mund të shihen së shpejti në zgjidhjen e nyjës së Kosovës.

Nëse ndokush mund të ndikoj në Prishtinën, atëherë kjo është Amerika, mentorët e pavarësisë së Kosovës, aktualisht gjërat vështirësohen me vakuumin në politikën e Kosovës pas dorëheqjes së Haradinajt shkruan gazeta.

SHBA synon që zgjidhja të arrihet më se voni deri në qershor, prandaj kundërshton zgjedhjet në Serbi në pranverë.

Administrata dhe diplomacia amerikane po punon në shumë fronte ashtu që marrëveshja mes Prishtinës dhe Beogradit të arrihet deri në qershorin 2020. Kur të finalizohet dhe kalon Kuvendin e Serbisë, për amerikanët është me rëndësi që aty të jetë edhe opozita. Nuk është me rëndësi si votojnë por duhet të jenë prezent dhe të votojnë ka thënë burimi i  "Blic".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat