Vuçiq: Status Quo i pamundshëm, ShBA nuk ndryshon qëndrimin për Kosovën....

Aktuale

Vuçiq: Status Quo i pamundshëm, ShBA nuk ndryshon qëndrimin për Kosovën....

Nga: F.B Më: 21 gusht 2019 Në ora: 09:14
Aleksander Vuçiq dhe Mike Pompeo

Vuçiq ka deklaruar pas takimit me sekretarin amerikan të shtetit Pompeo se dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës në rastin më të mirë mund të vazhdoj në dhjetor, shkruan “B92” përcjell “Bota Sot”.

Në pyetjen e gazetarëve nëse pas takimit me Pompeon në Nju Jork dialogu është më i afër, ai u shpreh se vështirë të pritet vazhdimi para mbajtjes së zgjedhjeve në Prishtinë, që mund të mbahen me 6 tetor, edhe pse ende nuk janë shpall.

"Kjo do të thotë se në rastin më të mirë, dialogu mund vazhdohet në fillim të dhjetorit por para kësaj duhet të hiqen taksat” tha Vuçiq për TV Prva.

Sipas Vuçiq nuk është me rëndësi kur dhe për sa vazhdon dialogu, por me rëndësi është që të ruhet paqja në atë periudhë.

"Status quo është e pamundshme, sepse shkrepja e vetëm një pushke, nuk mund të ndal ushtimën e topave ", tha ai duke shtuar se kjo nuk i duhet askujt.

Takimet në rate këtilla janë të shkurtra, por me Pompeo ka zgjatur shumë më tepër për shkak rëndësisë dhe seriozitetit të bisedimeve për zgjidhjen e nyjës së Kosovës.

"takimi ishte shumë me rëndësi sikurse edhe i dobishëm, sepse kuptoj më mirë qëndrimin dhe pozitën e ShBA-ve, frikën dhe shqetësimin e tyre sikurse mendoj se ata kuptuan edhe brengen dhe frikën tonë ", tha Vuçiq.

Vuçiq tha se ka fol për gjendjen e vështirë të kishave dhe manastireve dhe veprimin dëmtues të taksës për banorët në territorin e Kosovës në veri, ai tha se ka marr mbështetje e Pompeo kur bëhet fjalë për heqjen e taksës.

"Mos të harrojmë se është ndër zyrtarët e vetëm që pas takimit me Thaçin ka thënë se taksat nuk duhet qëndrojnë. Është fjala për njerëz të fortë që përfaqësojnë shtetin më të fortë në botë dhe ata nuk e ndryshojnë qëndrimin” tha Vuçiq.

Vuçiq theksoi se njëjtë ShBA nuk ndryshojnë qëndrimin rreth pavarësisë së Kosovës, por hapin dyert për kuptimin e nevojës dhe domosdoshmërisë së arritjes së marrëveshjes në të cilën Serbia nuk do poshtohet dhe nuk hidhen poshtë interesat e Serbisë.

"Unë i jam mirënjohës sekretarit Pomeo, kur lëvizni dyert në diçka të vogël shumë në Serbi mendojnë se nuk fituat asgjë, por duhet kuptojnë se kemi harxhuar shumë kohem resurse edhe përpjekje e energji për të arritur në këtë situatë ", tha Vuçiq.

Ai mendon se me sukses ia ka sqaruar Pompeos pse Beogradi nuk ndalon me fushatën për tërheqjen e njohjeve të Kosovës, gjë që mediat dhe politika amerikane ia hedh Beogradit.

"Unë kam thënë se nuk shkruan në asnjë dokument diçka e tillë. I thash se shqiptarëve iu kemi ofruar, që ata mos përpiqen në vendet e mbetura për njohje dhe ne nuk do të bëjmë fushatë dhe mos të kërkojnë anëtarësim në Interpol dhe organizatat tjera derisa përfundon dialogu dhe ne heqim dorë nga fushata kundër njohjes. Ata nuk kanë pranuar dhe ne kemi bërë punën tonë, mendoj se këtë ia kam sqaruar Pompeos ", tha Vuçiq.

"Tek Prishtina është bërë panik sepse Uashingtoni është Meka dhe Medina e tyre dhe me dekada Uashingtoni është ai që nga këndi i tyre edhe objektivisht ka krijuar pavarësinë e Kosovës ", tha Vuçiq.

Në pyetjen nëse “Prishtinës po i dridhet trualli nën këmbë” ai tha se nuk mund të thotë këtë sepse është jo reale që qytetarët të ju jepet shpresë e rrejshme, kur nuk ka shumë shpresë. "Por ne duam të vendosemi si partner me rëndësi, ndërsa në të ardhmen nuk i dihet...dhe të bisedojmë sa më shpesh edhe më shumë me Uashingtonin ", ka thënë Vuçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat