Haradinaj: Bajram Rexhepi mori detyrën e kryeministrit në kohën kur vendi ishte me plotë sfida

Aktuale

Haradinaj: Bajram Rexhepi mori detyrën e kryeministrit në kohën kur vendi ishte me plotë sfida

Nga: M.H Më: 21 gusht 2019 Në ora: 09:35
Bajram Rexhepi

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka kujtuar Bajram Rexhepin në dyvjetorin e ndarjes nga jeta.

Haradinaj, shkroi në Facebook që Rexhepi do mbetet gjithmonë si një ndër personalitet me virtytet e fisnikërisë dhe se Rexhepi mori detyren e kryeministrit në një kohë kur vendi ishte me plotë sfida. Tutje, Haradinaj shkruan që i përulet kujtimit dhe veprës së ish-kryeministrit Bajram Rexhepi.

Postimi i plotë

Bajram Rexhepi, do të mbetet gjithmonë në kujtesen shtetërore si personalitet që e shquanin virtytet e fisnikërisë, përkushtimit dhe profesionalizmit. Ai iu përgjigj thirrjes së dyfishtë, profesionale dhe patriotike të luftës çlirimtare. Në një kohë përplot sfida, të rimëkëmbjes së vendit, mori detyrën e Kryeministrit të Kosovës, duke luajtur rol konstruktiv në shumë procese të vështira politike. Përulem me respekt para kujtimit dhe veprës së ish-kryeministrit Bajram Rexhepi.

RH

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat