Gjenerali shqiptar kritikon ashpër diplomacinë shqiptare pas takimit të Vuçiqit në SHBA

Aktuale

Gjenerali shqiptar kritikon ashpër diplomacinë shqiptare pas takimit të Vuçiqit në SHBA

Më: 21 gusht 2019 Në ora: 10:18
Gjenerali shqiptar Dritan Demiraj

Gjenerali shqiptar Dritan Demiraj, ka kometuar takimin e presidentit serb Aleksandar Vuçiq me sekretarin amerikan të Shtetit Mike Pompeo.

Demiraj në një postim në Facebook, ka thënë se serbët po punojnë ditë e natë për të fituar buzëqeshje nga diplomacia amerikane, edhe pse sipas tij, ata janë kombi më antiamerikan në botë.

Sipas Demirajt, Shqipëria po bën diplomaci me një “çunak”, teksa këtë e ka quajtur “katastrofë për interesat kombëtare”, përcjell Bota sot.

Postimi i Demirajt:

Të nderuar bashkëkombas!

Serbët po punojnë ditë e natë për të fituar edhe një buzëqeshje nga diplomacia Amerikane edhe pse janë kombi më antiamerikan në botë.

Shqipëria bën diplomaci me një çunak dhe nën udhëheqjen e Ed-Dramës që duket se po qëndron në pushtet vetëm falë kësaj ""diplomacie speciale".

Katastrofë për interesat tona kombëtare.

DD. USA.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat