AAK-së i bashkohen edhe dy personalitete

Aktuale

AAK-së i bashkohen edhe dy personalitete

Nga: A.Zh Më: 21 gusht 2019 Në ora: 11:54
Jeton Zogiani dhe Ramush Haradinaj

Aktori Jeton Zogiani nga sot i është bashkuar Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj në një postim në Facebook.

“Prej sot AAK-së i është bashkuar njëri prej aktorëve më popullor të skenës, Jeton Zogiani. Kënaqësi t’i uroja mirëseardhje në familjen tonë politike! Një zë që e rritë fuqinë tonë për 100% Kosova. RH”, ka shkruar Haradinaj, përcjell Bota sot.

Kësaj partie, sot i është bashkuar edhe profesori Same Dalipi.

Haradinaj ka thënë se Dalipi, si një intelektual e aktivist i devotshëm i politikës në Kosovë, do të ndihmojë rrugëtimin e AAK-së.

Image

“Me Samet Dalipin, që rrugëtimin e tij politik ka vendosur ta vazhdojë me AAK-në. Profesor Dalipi, është një intelektual e aktivist i devotshëm i politikës në Kosovë, dhe dija e pervoja e tij, do të jenë një ndihmesë e madhe në rrugëtimin tonë të përbashkët!”, ka shkruar Haradinaj në një postim në Facebook./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat