I fajësuan për shkatërrimin e PTK-së, por Komisioni hetimor nuk intervistoi asnjë politikan - Bota Sot
I fajësuan për shkatërrimin e PTK-së, por Komisioni hetimor nuk intervistoi asnjë politikan

Aktuale

I fajësuan për shkatërrimin e PTK-së, por Komisioni hetimor nuk intervistoi asnjë politikan

Më: 21 gusht 2019 Në ora: 12:38
Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me gjendjen në PTK dhe Vala

(E plotësuar) - Edhe pse në listë për intervistë si dëshmitarë kanë pasur ministra, kryeministrin apo ish-kryeministra, liderë dhe ish-liderë të partive politike, Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me gjendjen në PTK dhe Vala, nuk arriti që të intervistojë asnjë prej tyre në 28 mbledhje sa ka mbajtur në përudhën prej 5 muaj e gjysmë sa ka funksionuar pasi nesër pritet të shpërndahet Kuvendi.

Ndërsa, sot gjatë miratimit unanim të raportit hetimor, pothuajse të gjithë deputetët e partive që janë anëtarë të Komisionit, vunë në theks se raporti ka disa vërejtje dhe nuk figuron në të ndikimi politik. 

Deputetët e partive, veçanërisht të PDK-së dhe LDK-së, e shfrytëzuan mbledhjen e fundit edhe për fushatë.

Deputeti Haxhi Avdyli nga LDK-ja tha se ky raport plotëson kushtet bazike për punën e Komisionit, por ka disa mangësi në të, ngase mjaft pak janë përmend në të ndikimet politike.

Deputeti Avdyli theksoi se zanafilla e këtij krimi ka filluar me qeverinë e parë pas pavarësisë, me Qeverinë “Thaçi 1”. Madje, Avdyli fajësoi edhe ish-qeverinë e partisë së tij, për mosveprim për ndalimin e krimit në PTK.

Avdyli: Zanafilla e krimit në PTK ka filluar me Qeverinë “Thaçi 1”

“Në këtë raport shumë pak përmenden ata bashkëkryerësit e krimit apo përgjegjësitë të cilët e kanë sjellë gjendjen e PTK-së, e në këtë rast është politika. Sepse në çdo krim ka kryerësit dhe ndihmësit e ndihmës në krim është politika. Zanafilla e këtij krimi fillon me qeverinë e parë pas pavarësisë, Qeverinë ‘Thaçi 1” dhe ka vazhduar pastaj edhe me qeveritë tjera, disa me mosveprimet e tyre, disa edhe me veprime të dëmshme dhe tani kemi ardhur në gjendjen ku jemi me procedura gjyqësore, shpenzime enorme dhe keqpërdorime milionëshe mos të themi qindra milionëshe”, deklaroi Avdyli.

Ndërsa deputetit nga PDK, Bekim Haxhiu, nuk i pëlqeu diskursi i deputetit Haxhi Avdyli, sepse siç tha ai ky proces  për MVNO-të ka filluar në vitin 2006 me anëtarë të LDK-së, ndërsa shprehja e interesit ka filluar më 3 tetor 2007 ende pa filluar procesi zgjedhor i 2007-s, dhe ende pa i fituar PDK-ja zgjedhjet në 2007.

Haxhiu tha se nëse asgjë tjetër nuk është arritur në këtë Komision, ka arrit ta ç‘kapë Telekomin nga Devollët.

Haxhiu: Kontratën e parë e ka nënshkruar anëtari i Këshillit drejtues të LDK-së

“Kontratën e parë parimore e ka nënshkruar Adnan Merovci, anëtar i Këshillit drejtues të LDK-së dhe nuk po dua as me politizuar e as me mohuar atë çka është në dokumente. Por, çka kemi arrit brenda kësaj periudhe kohore si Komision, me punë të përbashkët, kemi arrit që bashkë me sindikatën e punëtorëve, me menaxhmentin aktual, me punëtorët e Telekomit dhe ne bashkë me ç’kapë Telekomin nga Devollët”, pohoi Haxhiu. 

Edhe deputetja Albulena Haxhiu ka përkrahur raportin, por në mungesë të kohës tha se nuk kanë arritur që të intervistojnë ministra, ish-ministra, kryeministra dhe ish-kryeministra.

Ajo sot fajësoi edhe një ish-ministër, Ahmet Shalën, sipas të cilës ka qenë personi kyç që ka bërë presion për nënshkrimin e kontratës “Z-Mobile”.

Haxhiu: S’kemi arrit t’i intervistojmë politikanët

“Raporti është i mirë, natyrisht ishte dashur që edhe më shumë të gjetura me pas, por kjo ka ndodhur për shkak të rrethanave në të cilat ndodhemi. Besoj që është e qartë që të evidentohet rrjeti kriminal që e kemi përmendur në vazhdimësi për të mundësuar kontratat që i kanë shkaktuar dëme të mëdha Telekomit. Ne kemi pasur në plan që të thërrasim edhe dëshmitarët që kanë bartur poste në qeveritë e kaluara qoftë ministra ose kryeministra, por nuk kemi pasur mundësi për shkak të kohës që kemi pasur në dispozicion që t’i thërrasim. Sepse nëse ju kujtohet (Shyqeri) Haxha, prej dëshmive që kemi pasur ka përmendur Ahmet Shalën, përkatësisht ka përmendur dy email-la si formë presioni për ta nënshkruar kontratën e me ‘Z-mobile’”, theksoi deputetja Haxhiu.

Deputeti Armend Zemaj nga LDK tha se janë tri arritje të këtij komisioni me gjithë pengesat që ka pasur.

E para, sipas tij, është nxjerrja në sipërfaqe e shumë të gjeturave të cilat pasqyrojnë gjendjen reale të degradimit të Telekomit, e dyta sensibilizimi i opinionit dhe bashkëpunimi me sindikatën e punëtorëve për të mbrojtur interesin e Telekomit dhe e treta pasqyrimi real i kapacitetit profesional i gjithë udhëheqësve të Telekomit dhe ndërlidhjet e tyre me politikën për të shfrytëzuar Telekomin për interesa grupore.

Zemaj: Rrjeti kriminal me mbështetje politike zhvatën PTK-në

“Gjuha që është përdorë këtu ndonjëherë nga ne, rezulton me vërtetësinë se ky aktivitet kriminal për ta zhvatur paranë në këtë kompani, sipas mendimit tim ka qenë e organizuar gjithmonë me një strukturë që ka ditur se si të përdorë Postë Telekomin për pasurim, zhvatje të tenderëve, punësim dhe financim të grupeve të interesit. Këto grupe më vonë I kanë shërbyer grupeve të tjera të cilat kanë qenë të lidhura drejtpërdrejt me politikën. Duke filluar prej atëherë që ne pe quajmë MVNO, prej fillit të saj e deri në përfundim kanë emra dhe mbiemra që shihet qartë se nuk kanë qenë pa mbështetje politike. Unë kem vetëm një propozim që këtij draft raporti, t’i bashkëngjiten të gjitha procesverbalet dhe transkriptat dhe me votën tonë e ndihmën e stafit si kopje t’i dërgohet prokurorisë së shtetit. Pjesa tjetër të vazhdon për punën e ardhshme”, deklaroi Zemaj. 

Kryesuesi i komisionit në mbledhjen e fundit me këtë përbërje, Visar Ymeri tha se ky raport është i mirë, ka hapësirë edhe për çështje të tjera, mirëpo Komisioni nuk ka arrit ta përfundojë punën në mandatin gjashtë mujor për shkak të mundësisë së shpërndarjes së Kuvendit nesër.

Deputeti i PSD-së, Ymeri tha se asnjë intervistuar prej menaxhmentit nuk ka mundur me dëshmuarë që kontratat e lidhura kanë qenë të nevojshme për Telekomin.

Ymeri: Askush nuk ka mundur të dëshmojë që kontratat kanë qenë të nevojshme për Telekomin

“Ka shumë çështje të tjera që janë hapur dhe nuk kemi mundur me ardhur deri në fund, edhe për kontratën ‘Z-mobile’, por veçanërisht për kontrata të tjera të cilat duhet me pranuar i kemi trajtuar shumë më pak meqë kemi qenë të përqendruar te kontrata me ‘Z-mobile’. Edhe pse ato janë parë nga deklarimet që kanë qenë një rëndesë e madhe financiare për Telekomin. Mirëpo, çka mendoj që mund të konstatojmë ne si Komision, e që në një mënyrë konstatohet edhe në raport mbase në mënyrë më eksplicite, është që asnjë prej këtyre kontratave për të cilat ne kemi qenë të interesuar t’i hetojmë, nuk kemi pasur asnjë përgjigje bindëse për njësojshmërinë e tyre. Pra, është një prej konstatimeve që mund ta bëjmë gati përtej dyshimit të bazuar. Prej ‘Z-mobile’ e deri te kontratat tjera askush nuk ka mundur me dëshmuar që këto kanë qenë të nevojshme për Telekomin ose pa të cilat Telekomi nuk do të mund të zhvillohej”, tha Ymeri. 

Ymeri theksoi se ajo çfarë mund të bëjë sot Komisioni, është që ta miratojë raportin me punën e deritashme, në mënyrë që t’i mbetet legjislaturës së ardhshme të ta rinisë një Komision me një periudhë gjashtë mujore  për të njëjtën çështje, meqë është e lejuar edhe me ligj.

Me propozimin e deputetit Zemaj, raporti i është votuar pro dërgimit në prokurori të Kosovës.

***

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me gjendjen në PTK dhe Vala, të cilën deputetët e partive të ndryshme e shfrytëzuan edhe për fushatë, miratoi unanimisht përkundër disa vërejtjeve draft raportin e punës dhe tashmë i njëjti pritet t’i dërgohet Prokurorisë.

Kryesuesi i komisionit në mbledhjen e fundit me këtë përbërje, Visar Ymeri tha se ky raport është i mirë, mirëpo nuk është arrit të përfundohet puna për shkak të mandatit, por i kjo mbetet legjislaturës së re për të vazhduar me këtë hetim së paku edhe për gjashtë muaj të tjerë.

Deputeti Haxhi Avdyli tha se ky raport ka për bazë punën tonë, por ka disa mangësi në të ngase vetëm shkarazi janë përmend në të ndikimet politike.

“Në këtë krim që ka ndodhur në PTK që janë qindra milionësh, andaj në raport shumë pak përmendet bashkëkryerësit e krimit, e në këtë rast është politika. Zanafilla e këtij krimi ka filluar me qeverinë e parë pas pavarësisë, Qeveria ‘Thaci 1’”, tha Avdyli.

Ndërsa, deputeti nga PDK Bekim Haxhiu nuk u pajtua me diskursin e deputetit Avdyli.

“Kontrata e parë e dëmshme në PTK është nënshkruar nga anëtari i këshillit të LDK, Adnan Merovci dhe kjo ka ndodhë para vitit 2007. E përkrahi raportin në fjalë, por në të do të duhej të futeshin edhe kontratat e qirave dhe antenave, si dhe kontrata e ‘Karrotës’ që është mbi 3 milionë euro”, tha Haxhiu.

Edhe deputetja Albulena Haxhiu ka përkrahur raportin, por në mungesë të kohës nuk është arrit të intervistohen as ministra, ish-ministra, as kryeministri e ish-kryeministra.

“Përgjegjës sipas ish-menaxhmentit është edhe Ahmet Shala, ish-ministër. Përndryshe ne kemi mundur të bëjmë punë më shumë për shkak të kohës së kufizuar”, tha deputetja Haxhiu.

Deputeti Armend Zemaj nga LDK tha se janë tri arritje të këtij komisioni megjithë pengesat që ka pasur.

“Ky akticitet kriminal për ta zhvat PTK-në ka qenë organizim që ka qenë drejtpërdrejt i ndërlidhur me politikë, që kanë emra dhe mbiemra. Pjesa tjetër që kemi nxjerrë në pah janë kontratat e qirave dhe antenave. Manipulimi i punësimeve dhe gradat e tyre. Po ashtu si krim konsiderohet edhe donacionet për sponsorizim dhe media, në shumë prej rreth 30 milionë euro. Unë e kam vetëm një propozim, t’i bashkëngjiten të gjitha procesverbalet e intervistuarve, si dhe raporti i sindikatës. Ndërsa, si kopje e raportit t’i dërgohet prokurorisë së shtetit”, tha Zemaj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...