Aeroporti suspendon nëntë nga punëtorët që mbanin grevën - Bota Sot
Aeroporti suspendon nëntë nga punëtorët që mbanin grevën

Aktuale

Aeroporti suspendon nëntë nga punëtorët që mbanin grevën

Më: 21 gusht 2019 Në ora: 12:31
Foto ilustrim

Bazuar në zhvillimet e fundit brenda Aeroportit Ndërkombëtar ”Adem Jashari”,  me vendim të zyrtarit të Sigurisë së Aeroportit, disa punëtorë të cilët po zhvillonin grevën, janë suspenduar.

Sipas një mesazhi elektronik të dërguar në adresë të nëntë grevistëve, të njëjtëve iu është ndaluar qasja në Zonat e Kufizuara të Sigurisë dhe iu janë pezulluar ID-kartelat e aeroportit.

Rreth këtyre zhvillimeve të fundit, për shkak të sigurisë, prezente në ambientet e aeroportit janë parë edhe KFOR-i, të cilët gjenden në hollet e oborret e ANP-së për thuajse tre ditë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...