Haradinaj priti në takim lamtumirës ambasadoren kroate, Marija Kapitanovic

Aktuale

Haradinaj priti në takim lamtumirës ambasadoren kroate, Marija Kapitanovic

Më: 21 gusht 2019 Në ora: 15:51
Haradinaj priti në takim lamtumirës ambasadoren kroate, Marija Kapitanovic

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim lamtumirës ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Marija Kapitanovic.

Duke vlerësuar kontributin e ambasadores Kapitanovic gjatë misionit në Kosovë, kryeministri në detyrë Haradinaj, tha se Kroacia është partner i rëndësishëm dhe bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve tona duhet të vazhdojë edhe në të ardhmen, me theks avancimi në zhvillimin ekonomik.

 Kryeministri në detyrë Haradinaj, falënderoi ambasadoren kroate për angazhimin e saj në ndërtimin e marrëdhënieve të shkëlqyera me vendin tonë, duke theksuar se Kosova dhe Kroacia kanë ndërtuar ura të fuqishme bashkëpunimi dhe raportet tona janë speciale.

 “Kroacia mbetet shembull i mirë që duhet ndjekur në procesin e integrimeve euroatlantike”, tha kryeministri në detyrë Haradinaj, duke shprehur përkushtimin e Qeverisë së Kosovës që raportet ndërshtetërore të vazhdojnë në të gjitha fushat e interesit të përbashkët.

 Kryeministri në detyrë Haradinaj, po ashtu theksoi përkrahjen e rëndësishme të Kroacisë për proceset në Kosovë, me theks të veçantë liberalizimin e vizave dhe anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare.

 Më tej, kryeministri në detyrë Haradinaj, tha se Qeveria e Kosovës, por edhe institucionet tjera në vazhdimësi kanë qenë të përkushtuar në integrimin dhe rritjen e mirëqenies për të gjitha komunitetet, përfshirë këtu edhe komunitetin kroat.

 Ambasadorja kroate Marija Kapitanovic, e ka falënderuar kryeministrin në detyrë Haradinaj për pritjen dhe bashkëpunimin e shkëlqyer gjatë shërbimit në Kosovë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat