Hoxhaj mirëpret deklaratën e Sekretarit Pompeo lidhur me njohjen e ndërsjellë - Bota Sot
Hoxhaj mirëpret deklaratën e Sekretarit Pompeo lidhur me njohjen e ndërsjellë

Aktuale

Hoxhaj mirëpret deklaratën e Sekretarit Pompeo lidhur me njohjen e ndërsjellë

Më: 21 gusht 2019 Në ora: 15:51
Enver Hoxhaj

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka komentuar deklaratën e Sekretarit Amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, i cili ka thënë se dialogu Kosovë-Serbi duhet të përqendrohet në njohjen e ndërsjellë.

Hoxhaj, përmes një shkrimi i rrjetin social Twitter, ka thënë se e mirëpret deklaratën e Sekretarit Pompeo lidhur me dialogun Kosovë-Serbi.

“E mirëpres deklaratën e Sekretarit Pompeo për dialogun Kosovë-Serbi. Marrëveshja për normalizimin përfundimtar duhet të përqendrohet në njohjen e ndërsjellë si mjeti i vetëm për të dy vendet për të prosperuar dhe përshpejtuar rrugën e tyre të integrimit BE.”, ka shkruar Hoxhaj në Twitter.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...