Shpërndarja e Kuvendit, KDI: Çka ndodh nëse nuk votohet mocioni? - Bota Sot
Shpërndarja e Kuvendit, KDI: Çka ndodh nëse nuk votohet mocioni?

Aktuale

Shpërndarja e Kuvendit, KDI: Çka ndodh nëse nuk votohet mocioni?

Më: 21 gusht 2019 Në ora: 16:54
Artan Murati

Artan Murati, hulumtues në KDI, ka sqaruar procedurën për votim lidhur me shpërndarjen potenciale të legjislaturës së gjashtë.

Ai në një shkrim në Facebook shkruan se 93 deputetët që nënshkruan për të thirrur seancën e nesërme, duhet të jenë të pranishëm dhe të votojnë atë që kanë nënshkruar.    

Po ashtu, ai sqaron se për të qenë votimi i suksesshëm, duhet që pro shpërndarjes të votojnë së paku 2/3 e deputetëve ose 80 vota pro, e  cila e përcakton edhe kuorumin.

“Pyetja e shpeshtë që bëhet është çka ndodh nëse nuk votohet mocioni? Ekzistojnë dy mundësi. I pari, mund të mos votohet për shkak të mungesës së kuorumit (fizik apo në votim). Në këtë rast aplikohen metodat tanimë të njohura: zilja, telefonatat, ri-hedhja në votim, diçka që kemi parë gjatë gjithë legjislaturës. I dyti, nëse votohet por nuk janë 80 vota pro. Në këtë rast, Rregullorja është e heshtur. Duhet referuar pastaj te neni 81.1.1. i Kushtetutës dhe 83.1.a. i Rregullores së Kuvendit, ku thuhet se Kuvendi shpërndahet nëse e brenda afatit prej gjashtëdhjetë (60) ditësh, prej ditës së caktimit të mandatarit nga Presidenti i Republikës së Kosovës nuk mund të formohet Qeveria. Presidenti ka shter rastin e parë për mandatar, e ka edhe të dytin. Kjo do të sillte komplikime e vonesa, por eventualisht do të kryhej”, shkruan Murati.

Ndryshe, subjektet politike kanë shprehur publikisht qëndrimin e tyre për shkuarje në zgjedhje të parakohshme, pas dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj për shkak të ftesës nga Gjykata Speciale.

Mbledhja e nesërme e Kuvendit të Kosovës mbahet në ora 10.00. Në rendin e ditës janë shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes Financiare për IPA 2018 ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian, dhe shqyrtimi i propozimit të grupit të deputetëve për shpërndarjen e legjislaturës së gjashtë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...