Mustafa: Nuk e negociojmë postin e kryeministrit me LVV

Aktuale

Mustafa: Nuk e negociojmë postin e kryeministrit me LVV

Më: 21 gusht 2019 Në ora: 19:05
Isa Mustafa

Kryetari i LDK-së Isa Mustafa ka folur në lidhje me koalicionet parazgjedhore .

Mustafa ka folur edhe për koalicionin e mundshëm me LVV dhe ka theksuar se nuk negociojnë në asnjë rrethanë postin e kryeministrit.

“Ne nuk shkojmë në koalicion parazgjedhor duke hequr dorë nga pozita e kryeministrit, ne në këtë pozita që jemi nuk e lejmë postin e kryeministrit. Me zotin Kurti se kam diskutuar asnjëherë postin e kryeministrit dhe të gjithë ata që duan të bashkëpunojnë me LDK-në duhet ta respektojnë LDK-në” ka thënë kryetari i LDK-së Isa Mustafa.

Ndërsa për pas zgjedhjeve nuk po flas, sepse do ta respektojmë votën e qytetarit ka thëne ai.

Mustafa u deklarua edhe për koalicionin me PDK -në ku ripërsëriti se në asnjë rrethanë nuk bëjnë koalicion me ta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat