Fadil Geci me delegacionin e Beneluksit takohen me Sali Berishën, ja çka biseduan

Aktuale

Fadil Geci me delegacionin e Beneluksit takohen me Sali Berishën, ja çka biseduan

Nga: N.Sh Më: 21 gusht 2019 Në ora: 20:35
Sali Berisha dhe delegacioni i Beneluksit

Sot në Tiranë, kryetari i LDK-së për Beneluks, dega në Bruksel, Bahtir Kastrati, në shoqërimin e anëtarit të kryesisë z. Xhevdet Tafilaj, dhe anëtarit të Këshillit të Përgjithshëm Mr. Fadil Geci u priten në zyrën e ish presidentit, ish kryeministrit dhe deputetit Prof. Dr. Sali Berisha.

“Pritja ishte e ngrohtë vëllazërore ku biseduam për situatën aktuale në Shqipëri e Kosovë dhe çështje të tjera”, shkruan Kastrati në Facebook.

“Me këtë rast në emër të kryesisë së LDK-së për Beneluks, dhe në emrin tim personal pata nderin ta nderoj Dr. Berishën me një mirënjohje për gjithë kontributin e tij për Kosovën dhe për kombin në përgjithësi”, thekson ai.

Pastaj delegacioni në fjalë u prit edhe në selinë qendrore të Partisë Demokratike nga nënkryetari i PD-së z. Edmon Spaho, dhe nga Kreshnik Çollaku kryetarë i departamentit për politikë të jashtme.

Edhe kjo bisedë ishte në frymë miqësore për çështje të ndryshme.

“Gjatë gjithë kësaj kohe në shoqërim me ne ishin edhe aktivistët e palodhshëm të PD-së në Belgjikë z. Shkelqim Hoxha dhe Besnik Çoba”.

“Të gjithë i falënderova për mikpritjen e ngrohtë vëllazërore për çka u jam mirënjohës pafund”.

Ndryshe, ky delegacion i Kosovës, nesër në ora 12:00 do të takohet edhe me Lulzim Bashën.

Me delegacionin e Beneluksit po merr pjesë edhe Fadil Geci, ish-deputet i Kuvendit të Kosovës në dy mandate dhe ish luftëtar i orëve të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, themelues i degës së LDK0së në Skenderaj, kryetar dhe organizator i Referendumit në Drenicë, mbrojtës i institucioneve të Republikës së Kosovës dhe njeri i pathyeshëm, simbol i të mirës në interes kombëtar, atdhetar dhe intelektual dhe trashëgimtar ri familjes Bajraktari nga Llausha.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat