Zgjedhjet e parakohshme më 6 tetor, opsion është edhe 29 shtatori - Bota Sot
Zgjedhjet e parakohshme më 6 tetor, opsion është edhe 29 shtatori

Aktuale

Zgjedhjet e parakohshme më 6 tetor, opsion është edhe 29 shtatori

Më: 21 gusht 2019 Në ora: 20:45
Ilustrim

Kosovarët, me shumë gjasë, do të votojnë parakohshëm, në nivel kombëtar, më 6 tetor.

Kjo, siç mëson media, është data më e mundshme për zgjedhjet e reja, te cilat bëhen të domosdoshme pas shpërndarjes së pritshme të Kuvendit, që është paraparë të ndodhë nesër.

Një datë tjetër që është përmendur, është 29 shtatori, por për të dielën e fundit të këtij muaji ka më pak mundësi të votohet.

Pika 2 e nenit 66 të Kushtetutës së Republikës thotë që zgjedhjet e reja, në raste të shpërndarjes së Kuvendit, mbahen jo më vonë se dyzetë e pesë ditë pas shpërndarjes.

Të dyja këto data, pra 29 shtatori dhe 6 tetori janë brenda periudhës së paraparë ligjore, nëse legjislatura e 6-të e shpallë veten të pavlefshme, nesër.

Data e shpalljes së zgjedhjeve është kompetencë e presidentit. Hashim Thaçi pritet ta bëjë të ditur ditën e votimit, të premten.

Media mëson po ashtu se fushata parazgjedhore do të zgjasë 10 ditë.

Në rast se votohet më 6 tetor, atëherë subjektet politike do të kenë të drejtë të bëjnë kampanjë të ligjshme elektorale nga 24 shtatori deri më 4 tetor.

Dita pasuese, pra 5 tetori, do të jetë heshtje zgjedhore, e cila zgjatë edhe të dielën, deri në orën 19, kur sipas ligjit mbyllen vendvotimet.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...