Rugova reagon pas emërimit të diplomatëve: Ne je jemi këtu, LDK kurrë nuk do ta zhgënjejë Kosovën

Aktuale

Rugova reagon pas emërimit të diplomatëve: Ne je jemi këtu, LDK kurrë nuk do ta zhgënjejë Kosovën

Nga: N.H Më: 21 gusht 2019 Në ora: 21:24
Naser Rugova, deputet i LDK-së

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Naser Rugova, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka reaguar lidhur me emërimin e diplomatëve të rinj në 8 shtete të ndryshme.

Lidhur me këtë, deputeti Rugova thotë se krerët aktual të vendit edhe nuk dinë ndryshe të veprojnë.

Andaj, ai thotë se janë këtu që tri dekada si lokomotivë e shtetbërjes, dhe se premton se partia e tij kurrë nuk do ta zhgënjejë Kosovën.

Ja shkrimi i tij:

Qeveria në dorëheqje, një ditë para shpërbërjes së kuvendit emëron diplomatë në 8 shtete, edhepse ju ka drejtuar Gjykatës Kushtetuese se çfarë kompetencash ka të drejtë të ushtrojë! Logjikë bashibuzukësh!

Këta edhe nuk dijnë ndryshe!

Por ne je jemi këtu, që tri dekada si lokomotivë e shtetbërjes!

Për shtet me dinjitet!

LDK kurrë nuk do ta zhgënjejë Kosovën!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat