Abazi flet për referendum dhe bashkim kombëtar

Aktuale

Abazi flet për referendum dhe bashkim kombëtar

Më: 21 gusht 2019 Në ora: 21:45
Haki Abazi

Analisti politik dhe anëtari më i ri i Vetëvendosjes, Haki Abazi, i ftuar në emisionin Pressing, ka folur rreth bashkimit kombëtar me Shqipërinë.

“Nëse populli dëshiron bashkim kombëtar, duhet të vendosë vet populli dhe popullit duhet t’i jepet e drejta e referendumit”, ka thënë Abazi.

Ai ka tregu arsyen pse po ka heqje të njohjeve.

“Procesi i shtetndërtimit ende nuk ka përfundu, andaj po ka heqje të njohjeve”, është shprehur Abazi.

Abazi gjithashtu tha se në këtë gjendje kemi ardhur nga qeveritë e mëparshme duke i shkelur të gjitha pikat e Pakos së Ahtisarit.

“Qeveritë e mëhershme kanë shkelur të gjitha pikat e Pakos së Ahtisarit duke fillu nga ndarja, bashkimi me Shqipërinë dhe dialogu me Beogradin”, ka deklaruar Abazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat