Anëtari i VV-së: Liderët që flasin kundër korrupsionit janë të korruptuar

Aktuale

Anëtari i VV-së: Liderët që flasin kundër korrupsionit janë të korruptuar

Nga: A.M. Më: 21 gusht 2019 Në ora: 22:22
Avni Zogiani

Korrupsioni vazhdon të jete një ndër problemet kryesore në institucionet publike. Pas tas dorëheqjes së kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj e ka hapur rrugën për fushatën parazgjedhore. Por, korrupsioni del të jetë një ndër premtimet kryesore të politikanëve.

Këtë premtim vazhdon ta ketë edhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, po ashtu edhe zyrtarë të tjerë të kësaj partie, të cilët shprehen se do të luftojnë korrupsionin si dhe nepotizmin.

Por, këto deklarime për luftën kundër korrupsionit, Avni Zogiani nga Lëvizja Vetëvendosje, i cilëson si fyerje ndaj publikut, pasi që sipas tij ata janë vet krijuesit e këtyre dukurive.

“Deklarimet kundër korrupsionit nga  këta që ishin në pushtet deri tashti, janë fyerje për publikun.  Këta vete krijuan korrupsionin e nepotizmin për tërë këto vite”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Gjithashtu, Zogiani ka thënë se  duke u bazuar në raportet  që  korrupsioni shfaqet në top-nivele i bie se këtë lider që po flasin kundër janë të korruptuar.

“Në anën tjetër dihet se raportet e ndryshme tregojnë se korrupsioni në Kosovë shfaqet në top-nivele të qeverisjes dhe kjo i bie që pikërisht këta liderë që po flasin kundër korrupsionit janë të korruptuar”, ka theksuar ai për “Bota sot”.

Zogiani beson se publiku e ka kuptuar këtë dhe nuk do të blejë me një gënjeshtrën e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat