AKR: Është absurde nëse Agim Bahtiri ka kaluar në VV

Aktuale

AKR: Është absurde nëse Agim Bahtiri ka kaluar në VV

Më: 21 gusht 2019 Në ora: 23:12
AKR

Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës Kosova e Re (AKR), Vesel Makolli ka thënë sot se është “absurde” nëse kryetari i Mitrovicës Jugore, Agim Bahtiri, ka kaluar në Lëvizjen Vetëvendosje pa e njoftuar AKR-në.

Në një prononcim për Periskopi, Makolli u shpreh se nuk ka informatë zyrtare për kalimin e Bahtirit në Vetëvendosje, siç u raportua sot në media.

“Nuk kemi asnjë informtarë për aderimin e Agim Bahtirit. Kështu që zyrtarisht nuk kemi asnjë informatë, normal se njeriu duhet të lajmëroj në parti për çdo lëvizje të mundshme, nëse është e vërtetë atëherë është nonsense, absurd”, ka deklaruar Makolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat